Mbrojtja e të akuzuarve të drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen me pa të drejt në Hagë, kanë thënë se po ballafaqohet me vështirësi që shkaktohen nga redaktimi i dokumenteve. Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe ka theksuar se gjatë punës së tij 30 vjeçare nuk ka parë kaq shumë redaktime në dokumente. Ai ka thënë se kjo e bënë të pamundur në disa instanca që të hetohen ato çështje, çka ne po mundohemi të bëjmë. Gjatë dekalrimit për “Betimi në Drejtësi” avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe ka theksuar se këto redaktime, sipas tij, po u pengojnë mbrojtjes si në hetime, ashtu edhe në dhënien e alibisë për klientët e tyre. “Ju e dini, Presidenti Thaçi, gjatë vitit 1998 dhe sigurisht një pjesë të hershme të vitit 1999 ka qenë duke udhëtuar në Evropë dhe vende tjera për të biseduar me liderë të ndryshëm botëror lidhur me përpjekjet për paqe, para Rambujes dhe sidomos pas konferencës së Rambujes në shkurt të vitit 1999. Pretendimet që janë në aktakuzë përfshijnë një numër ngjarjes që supozohet që ndodhën në Kosovë gjatë vitit 1999. Por, ata nuk na japin datën dhe nuk na tregojnë se kush në fakt ishte i përfshirë. Pyetja është si do të parashtrojë mbrojtja alibi kur nuk i dinë datat kur prokuroria pretendon se ndodhën këto ngjarje”, ka theksuar mes tjerash avokati, Gregory Kehoe.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …