Reuters: Edhe pse prokurorët e mbajnë Thaçin përgjegjës për vrasje gjatë luftës, ai në Kosovë konsiderohet hero kombëtar

Gregory Kehoe: Nuk ka rrezik që Hashim Thaçi të ikë, apo të përpiqet për të penguar procedurat e Gjykatës Speciale

Avokati i Hashim Thaçit,  Gregory  Kehoe, në një shkresë të gjatë, ka listuar argumente, që sipas tij, Gjyqtari i Procedurës Paraprake duhet t’i marr parasysh për lirimin në arrest shtëpiak të Hashim Thaçit. Ai përmend garancinë e dhënë nga Policia e Kosovës dhe garancitë e Qeverive të vendeve të treta. Avokati ka thënë se nuk ka rrezik që klienti i tij të ikë apo që të bëjë përpjekje për të penguar procedurat e Gjykatës, dhe gjithashtu thekson se s’ka ndonjë rrezik që Hashim Thaçi të kryejë ndonjë vepër tjetër penale. Në çfarëdo rasti, nëse kërkohet, z. Thaçi konfirmon se ai është i gatshëm që të pranojë arrestin shtëpiak nën çfarëdo kushti të arsyeshëm që Gjykata e Procedurës Paraprake e sheh të nevojshëm, përfshirë edhe kushtet standarde të arrestit shtëpiak për të plotësuar çdo kërkesë apo shqetësim të Prokurorisë dhe Gjykatës”, thuhet në kërkesën e mbrojtjes. Gjithashtu mbrojtja e Thaçit ka përsëritur si alternativë edhe lirimin e Thaçit në një shtet të tretë që ka dhënë garancitë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …