Gjykatësi francez i Procedurës Paraprake, Nicollas Guillou ka nxjerrur një vendim sa i përket kërkesës së ish-krzetarit Thaçi për zëvendësimin e avokatit David Hooper me ish-avokatin e gjeneralit kroat Gotovina, Gregory Keohe. Ai edhe zyrtarisht, me një vendim të vulosur nga Nicollas Guillou, do të jetë avokat i ri i ish-presidentit Thaçi. Guillou në një vendim të cilin e ka nxjerrë gjatë ditës së sotme, ka pranuar largimin e hershëm të David Hooper nga ekipi mbrojtës i Thaçit, si dhe ka kërkuar nga Regjistri që menjëherë pas nxjerrjes së këtij vendimi, në bazë të procedurave në fuqi, të bëj caktimin e Keohes si avokat të Thaçit. Në vendim, Guilloi gjithashtu ka urdhëruar regjistrin që brenda një jave ta njoftojë atë për emërimin e Keohes. Guillou në vendimin e nxjerrur sot ka vënë në pah faktin se ish-avokati i Thaçit, David Hooper ka dhënë garancitë e tij se Keohes do ia dorëzojë dosjen e deritanishme gjyqësore. Gjithashtu, gjykatësi francez ka përmendur faktin se Thaçi ka edhe katër avokatë të tjerë ndihmës, të cilët janë të njohur me çështjen dhe se të njëjtit sipas tij do të jenë ndihmesë e madhe në tranzicionin e përgjegjësive në ekipin mbrojtës të Thaçit.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …