Avokati i Hashim Thaçit, në gjykimin që po mbahet në Hagë kundër krerëve të UÇK-së, Gregory Keohe, ka përmendur rastin e publikuar në medie ku një mik i kryeministrit, Albin Kurti, i quajtur Ridvan Muharremi, i kishte kërkuar një personi në Gjermani të instruktonte dëshmitarë kundër, Hashim Thaçit. Tjetra që është shumë shqetësuese është ndikimi në dëshmitarë, tha avokati. Ka shumë artikuj të botuar në Prishtinë dhe që janë reflektuar në lajme dhe intervista në mënyrë të drejtpërdrejtë, që një person shqiptar në Gjermani është takuar dhe ka kontaktuar nga Qeveria e Kosovës dhe thuhet që ky person në Gjermani është kërkuar të gjejë 4 dëshmitarë katolikë, kundër Thaçit. E kuptoj që Zyra e Prokurorit ka përdorur ndërmjetës në Prishtinën për të gjetur dëshmitarë, megjithatë kjo është ndërhyrje në drejtësi, për të gjetur dëshmitarë katolikë që të dëshmojnë kundër klientit tim. Dua ta ngrejë këtë, dhe t’ua bëj me dije, kjo është ndërhyrje në drejtësi. Për të qenë i sinqertë nuk kam asnjë vend tjetër për të thënë këto, përveç se në trupin gjykues. Gjykata dhe unë si avokat kërkojmë disa shpjegime nëse janë kërkuar dëshmitarë nga dikush që është i pranishëm në këtë sallë gjyqi. Avokati Keohe, me këtë rast ka përmendur edhe Rusinë, si palë që mund të ndërhyjë në këtë proces, duke cituar disa deklarata të Ministrisë së Jashtme ruse për gjoja trafikimin e organeve, çështje kjo që nuk është fare subjekt hetimi i Gjykatës Speciale.
Kontrolloni gjithashtu
Ejup Maqedonci: Ushtria e Kosovës është e gatshme për të përballuar çdo sfidë , të pritur apo të papritur
Pas paralajmërimit të kryeministrit Kurti për kërcënime të reja terroriste gjatë festave të fundvitit, ministri …