Ish-përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka shkruar se akuzat në bazë të të cilave po mbahen në Hagë, ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë të mbushura me gënjeshtra. Ai ka shkruar po ashtu se ish kryeprokurori i Hagës, Xhek Smith, ka shkatërruar reputacionin e kësaj gjykate. “Media duhet të merret me ndjekjen penale të Hashim Thaçit nga ish-kryeprokurori, Jack Smith.. Thaçi është ende në burg e megjithatë aktakuza e Jack Smithvazhdon të jetë e mbushur me gënjeshtra. Dëshmitarët e rremë tani kanë disa akuza të egra për taktikat e Jack Smithit. Ai ka shkatërruar reputacionin e Hagës, ka shkruar mes tjeash ish-përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …