Ish-i dërguari amerikan i administratës së Donald Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Riçard Grenell, është lajmëruar pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve. Grenell tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u pajtua me marrëveshjen, për të cilën ish-kryeministri Hashim Thaçi kishte rënë dakord vite më parë. Letërnjoftimet nga të dyja palët edhe një herë pranohen – por kësaj radhe Kurti thotë po. Ai po arrin – le të shpresojmë se do të fillojë të zbatojë edhe marrëveshjet e tjera të mëparshme, të cilat i kishte arritur Hashim Thaçi, ka shkruar Grenell.
