Emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka demantuar raportimet e “The New York Times”, se kryetari amerikan Donald Trump do të takohet veçanërisht me kryetarin serb, Aleksandar Vuciq. Grenell përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter ka thënë se mediumi në fjalë është detyruar të përmirësojë informacionet e tyre për këtë çështje. Madje ai ka shtuar se “The New York Times” nuk ka kërkuar as përgjigje nga ai, që është vet negociatori.
