I dërguari i posaçëm i kryetarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka komentuar kërkesën e liderit të LDK-së, Isa Mustafa, që tarifa ndaj mallrave të Serbisë të hiqet tërësisht, sipas kërkesës së SHBA-së. Duke komentuar postimin e Mustafës në Twitter, Grenell ka thënë se heqja e tarifës ndaj këtyre mallrave do të ishte fillim i mirë për më shumë progres.“Postim shumë i mirë. Isa Mustafa është lider i guximshëm. Heqja e tarifës nesër do të ishte fillim i shkëlqyeshëm për më shumë progres – dhe do të kishte lëvizje të shpejtë. Por zhvillimi ekonomik nuk mund të ecën përpara derisa të mos hiqet tarifa”, ka shkruar Grenell.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …