Grenell: Jack Smith akuzoi Hashim Thaçin për ta ruajtur vendin e punës, për karrierë dhe për të dëmtuar, Donald Trumpin

Në një analizë të gjatë që i ka bërë aktivitetit të krye-prokurorit të Gjykatës Speciale,  Xhek Smith, ish emisari amerikan i administratës  së Donald Trumpit, Riçard Grenell ka shkruar se “Gjykata Speciale do të shuhej duke kaluar edhe nëpër Këshillin e Sigurimit të OKB-së në vitin 2020. Për këtë ishin pajtuar Amerika, Kosova dhe Serbia. Akuzat për trafikim organesh janë trillim i  Rusisë. Ka dëshmitarë që u mashtruan dhe u manipuluan nga njerëz që u paraqitën si agjentë të CIA-së.

Akuzat ndaj Hashim Thaçit nuk kanë bazë. Prokurori i parë amerikan i Gjykatës Speciale, David Schwendiman hetoi për disa vite dhe tha se nuk ka gjetur gjë për të ngritur aktakuza dhe pastaj dha dorëheqje. Erdhi Jack Smith në vend të tij. Në pranverë 2020 ai u njoftua fshehtë se Gjykata Speciale po mbyllej si pjesë e marrëveshjes historike mes Kosovës dhe Serbisë, që do të nënshkruhej në Shtëpinë e Bardhë. Dosjet nga Haga do të ktheheshin në gjykatat vendore në Kosovë dhe në Serbi.  Kur gjithçka ishte gati për zhbërje të Gjykatës dhe ish-presidenti Thaçi u nis për në Washington për të nënshkruar marrëveshjen në prani të presidentit Donald Trump, prokurori Smith lëshoi një deklaratë në të cilën njoftonte se kishte kërkuar të akuzohej presidenti Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Pse e bëri e këtë prokurori Smith? Për ta ruajtur vendin luksoz të punës dhe jetën e mirë që bënte në Evropë bashkë me të tjerë. Për ambicie dhe karrierën e vet personale dhe për ta penguar një sukses historik të presidentit Trump sepse e urrente aq shumë. Smith ishte shumë i politizuar. Në këtë mënyrë shpëtoi Gjykata Speciale dhe u pengua një marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë. Thaçi dhe krerë të tjerë të UÇK-së u dërguan në Hagë. Pjesa e marrëveshjes për Gjykatën Speciale ra poshtë sepse tani ishte paralajmëruar aktakuza.  Këto që i ndërmori kryeprokurori Jack Smith për të penguar shuarjen e Gjykatës Speciale përputhen me datat e hapave që po ndërmerrnte ShBA për finalizimin e marrëveshjes historike mes Kosovës dhe Serbisë.  Ky është rrëfimi i  shkurtër Richard Grenellit, njeriut të afërt të presidentit Donald Trump, që e kishte caktuar në pozita të larta: Shef të të gjitha shërbimeve inteligjente amerikane, ambasador në Gjermani dhe emisar presidencial për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!

Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!

Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …