Ka vazhduar polemika e ashpër mes emisarit special të SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell, dhe Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. Kjo e fundit, duke iu përgjigjur Grenellit në reagimin e parë, i kishte thënë se simbolizmi nuk mund të krijojë vende pune, por se as politikanët që kanë udhëhequr vendin në 20 vitet e fundit, e të cilët sipas saj e kanë shkatërruar atë. E këtij reagimi i është përgjigjur përsëri Grenell me anë të një postimi. Ai i është drejtuar Vjosa Osmanit duke i thënë se problemi kyç nuk është gjatësia që një politikan është në detyrë. Sipas tij, problemi është tek marrja e autorësisë ose marrja e krediteve (meritave) për një gjë të caktuar. Sipas aludimit të Grenell, kjo është arsyeja pse Osmani nuk ka propozuar asgjë, por vetëm ka kritikuar.
