Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kryetari Trump janë të interesuar që të zgjidhin problemet dhe çështjet e hapura në bisedimet Kosovë – Serbi, ka deklaruar të mërkurën mbrëma në Prishtinë, ambasadori Richard Grenell. Ai po qëndron në vendin tonë në cilësinë e të dërguarit të Posaçëm të Trumpit për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Këto komente Grenell i ka bërë ndërsa po fillonte një darkë pune me kryetarin Thaçi. “Ne duam që të arrijmë progres në këtë rajon, në Kosovë, në Serbi në planin ekonomik”, ka thënë Grenell, duke nënvizuar se “të rinjtë kanë nevojë për vende pune”. “Kjo është arsyeja pse kam ardhur këtu, nuk do të përfshihem në diskutimet politike. Unë dëshiroj që të avancojnë edhe Kosova e edhe Serbia, në një drejtim të një kuptimi më të gjërë të punës së përbashkët”, është shprehur ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …