Greqia e respektuar e Albin Kurtit dëshiron ta gjunjëzojë Shqipërinë edhe me ndihmën e Bashkimit Evropian

Zyrtarë të lartë të Greqisë kanë deklaruar se dera e Bashkimit Evropian do të jetë e mbyllur për Shqipërinë për sa kohë që, greku,  Fredi Beleri nuk do të lejohet të betohet si kryebashkiak i Himarës. Duke iu  referuar debateve për integrimin e Shqipërisë në BE, mediet greke shkruajnë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zgjodhi kundërshtarin e gabuar,  për të treguar forcën me rastin e çështjes Beleri, sepse Greqia  është shumë e fortë dhe e ka përkrahjen e tërë BE-së.  Gazeta Protothema, në artikullin e saj shkruan se Edi Rama, duke iu referuar gjyqësorit të pavarur shqiptar, deklaroi me sfidë se asgjë nuk do të ndryshojë edhe nëse bie i gjithë Këshilli Europian. Gjykata, pas deklaratave publike të kreut të qeverisë shqiptare, hodhi poshtë kërkesën të hënën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryetar bashkie. Në takimet ministrore për përgatitjen e Samitit, Athina zyrtare  shpjegoi se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin e saj, siç ishte formuluar edhe me rezervën e shprehur në letrën dërguar Shqipërisë për fillimin e negociatave të anëtarësimit, shkruan  gazeta greke.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj, prezantoi një metodë të avancuar për sistemin arsimor të Kosovës, i cili bazohet në përdorimin e inteligjencës artificiale

Ish-Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, ka prezantuar një metodë  të avancuar për sistemin arsimor të …