Një seri tërmetesh janë regjistruar pas mesnatës në rajonin e Ohrit dhe Prespës

Greqia është goditur nga tri tërmete të njëpasnjëshme

Afër mesnatës, pas saj dhe në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Greqia është goditur nga tri tërmete. Tërmeti i parë ka ndodhur afër orës 23.00 me një fuqi prej 4.4 ballësh. Më pas një tërmet me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter është regjistruar në orën 01:50 të mëngjesit të së sotëm, 22 kilometra në jugperëndim të malit Athos. Lëkundjet pasuan me disa tërmete të tjera me magnitudë më të ulët, një prej tyre 3.9 në orën 02:09 të mëngjesit, me të njëjtën epiqendër. Ende nuk raportohet për dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

 

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …