Edhe pse vendet anëtare të NATO-s në samitin e Aleancës, që u mbajt në Varshavë kanë deklaruar se është e nevojshme të çohet një mesazh i fuqishëm drejt Moskës në lidhje me qëndrimin e saj ndaj vendeve të Evropës lindore, kryeministri grek Aleksis Cipras ka kërkuar në fjalimin e tij bashkëpunim me Vladimir Putin. Lajmin e ka publikuar në një artikull të orëve të fundit gazeta britanike “Financial Times”, e cila thekson se Cipras, në kontrast me të tjerët, ka thënë se ishte koha për t’i dhënë fund konfrontimit me Rusinë. Sipas shtypit grek, ky qëndrim i Cipras është kritikuar në takimin prej më se 30 minutash që ai ka pasur me kryetarin amerikan. Kur kryeministri grek ka deklaruar se, “duhet të mbarojë sa më shpejt lufta në Siri”, ai ka marrë përgjigjen e Obamës se, “për këtë duhet të na ndihmojë miku yt Putin”. Gjithashtu, artikulli citon deklaratën e presidentit francez Fransua Hollande, sipas të cilit Rusia duhet të trajtohet si një “partner” dhe jo si një kundërshtar, si dhe qëndrimeve të Greqisë, Italisë dhe Hungarisë që kërkojnë të rishikohen përsëri sanksionet tregtare të vendosura kundër Moskës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …