Kryeministri grek, Qiriakos Micotakis

Greqia ka kërcënuar se do të bllokojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE- për shkak të arrestimit të Fredi Bejlerit

Greqia ka kërcënuar se do të bllokojë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE) për ndalimin e një politikani etnik grek, duke theksuar respektimin e të drejtave të pakicave etnike të vendit, transmeton Anadolu. Agjencia shtetërore e lajmeve AMNA, transmetoi  se kryeministri grek, Qriakos Mitsotakis, gjatë një vizite të fushatës zgjedhore në periferi të Athinës, tha se perspektivat evropiane të Shqipërisë varen tërësisht nga respektimi i të drejtave të pakicës së saj etnike greke në vend. Fredi Beleri, një kandidat i minoritetit etnik grek për kryetar bashkie në Himarë, u ndalua nga policia më 12 maj me akuzën e blerjes së votave. Ndalimi i tij ka tensionuar marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës. Qeveria greke ka bërë një protestë zyrtare pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Pavarësisht se ndodhet në paraburgim që nga e hëna e kaluar, Beleri dje fitoi zgjedhjet lokale.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …