Greqia nuk do të bllokojë ambiciet e Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë për hyrje në Bashkimin Evropian

Greqia nuk do të bllokojë ambiciet e Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Evropian

Greqia nuk do të bllokojë ambiciet e Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë për hyrje në BE, por do të presë disa lëshime. Kështu shkruan gazeta greke “Kathimerini”, duke përcjellë pikëpamjet e analistëve politikë grekë. Sipas gazetës, Komisioni Evropian ka rekomanduar vendosjen e datave për fillimin e negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në BE dhe se Këshilli i BE-së do të vendosë përfundimisht për këtë çështje. Burime nga Zyra e kryeministrit grek, Kirikos Micotakis, i thanë ‘Kathimerini’-t se Greqia nuk do t’i thotë “jo” askujt, por do të vendosë kushtet e veta. Analistët vlerësojnë se një pozitë e tillë do të thotë se Athina do të kërkojë nga Shkupi respektin e rreptë për Marrëveshjen e Prespës. Kur është fjala për Shqipërinë, analistët vlerësojnë se Athina do të insistojë në respektimin më të madh të të drejtave të pjesëtarëve të pakicës greke, në përputhje me marrëveshjet dhe rregulloret ndërkombëtare./KP/.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …