Greqia shënon një nga një fitoret më të mëdha te derisotme në bisedime me Shqipërinë, zgjeron detin, ngul kryqe për pushtuesit grekë të kanë rënë në tokën shqiptare në luftë për pushtim, ndërton Himarën, i jep nënshtetësinë antishqiptarit të përbetuar Janullatos dhe arrin ta bind Ditmirin, ( Ditziun) të mos përmend fare çështjen çame. Rama hesht dhe në heshtje përpin pa të keq atë për të cilën kishte akuzuar, Sali Berishën dhe kishte marrë sa e sa vota të shqiptarëve atdhetarë, ndërsa tani ia kthen ndryshe, vetëm për të qëndruar në Qeveri nga frika se po ia rrëmben Basha. Një ditë, po ky Rama do t’i hapë rrugë edhe Vuçiqit, ashtu sikur tani Kociasit, vetëm e vetëm për të mbajtur Qeverinë në duar, sepse ajo sjellë fitim, përfitime, për të e për të gjithë klanin për të gjithë pasardhësit për nipa e stërnipa.
Dorëzimi para Greqisë na përkujton të gjitha koncesionet që Ahmet Zogu i kishte bërë Italisë së Musolinit, në fund të viteve ‘3o por ajo nuk ishte mjaftuar me to, derisa një ditë të bukur prilli e gëlltiti nga toka dhe nga ajri. Dhe aq shumë rezistuan shqiptarët asokohe sa përveç atdhetarit, Mujo Ulqinnaku ranë edhe tetë nëntë atdhetarë të tjerë. Kjo ka qenë një histori e tmerrshme e cila çuditërisht po na përsëritet. Duket se po ta nënshkruante Bushati edhe shpalljen të Shqipërisë provincë, nuk do të gjenden atdhetarë në Tiranë që të organizojnë qoftë një protestë, ndërsa në protestën për ta marrë pushtetin hapareshën qindra mijëra, por kur greku merr e merr, të gjithë bëjnë sehir dhe thonë, kalla kalla.