Greqia shoviniste-fashiste ka dëbuar ekipin e Shqipërisë, Çamëria, nga një garë sportive, vetëm  për shkak të emrit

Greqia shoviniste-fashiste ka dëbuar ekipin e Shqipërisë, Çamëria, nga një garë sportive, vetëm  për shkak të emrit

Ekipit shqiptar Çamëria iu ka ndaluar vazhdimi i pjesëmarrjes në garën  sportive Champions League të minifutbollit në Greqi,  për shkak të llogos, emrit dhe fanellës. Trajneri, Irtan Sejko ka reaguar për Euronews Albania duke thënë se autoritetet greke nuk dëshirojnë që skuadra me emrin “Çamëria” të marrë pjesë në Champions League e minifutbollit që zhvillohet në Kretë Greqi për shkak të simboleve. Mediat greke kanë ngritur si shqetësim se si një ekip shqiptar nën emrin “Çamëria” luan në kompeticionin e minifutbollit që zhvillohet në Greqi. Ekipi shqiptar është paralajmëruar të bëjë kujdes për shkak të grupimeve nacionaliste atje. Sejko ka thënë se tashmë ekipi e ka braktisur garën pasi ata nuk u lejuan të luajnë më simbolet e tyre. Ky akt fashist i Greqisë nuk i bën  përshtypje qeverisë në Tiranë, aq më pak deputetëve të  opozitës, që po e sulmojnë e po e djegin atë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …