leoni

Gresa Caka-Nimani e pranon edhe zyrtarisht detyrën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Gresa Caka-Nimani e pranoi zyrtarisht detyrën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Gresa Caka-Nimani ka pranuar sot edhe zyrtarisht detyrën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga kryetarja e deritanishme, Arta Rama-Hajrizi. Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të nisur për media ku thuhet se me një ceremoni zyrtare të mbajtur në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, sot u bë pranim-dorëzimi solemn i detyrës së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ndërmjet kryetares së deritanishme, Arta Rama – Hajrizi dhe kryetares së zgjedhur, Gresa Caka – Nimani. Rama-Hajrizi tutje shkruhet se shprehu bindjen se nën udhëheqjen e kryetares Caka–Nimani, Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të shënojë suksese të reja në të ardhmen dhe do të konsolidojë edhe më tej praktikën e saj gjyqësore në harmoni me standardet evropiane të drejtësisë kushtetuese. Pas pranimit ceremonial të detyrës, kryetarja Caka-Nimani nënvizoi rëndësinë e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese dhe rolit të saj përcaktues në ruajtjen e rendit e kushtetues dhe vlerave kushtetuese, balancimin dhe ndarjen e pushteteve, avancimin e sundimit të ligjit e rendit demokratik, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …