Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Gresa Caka -Nimani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett, të cilin e ka njoftuar me punën e deritanishme të gjykatës, si dhe me prioritetet e saj gjatë mandatit tre vjeçar në krye të këtij institucioni. Në njoftimin për medie të gjykatës është thënë se Kosnett është zotuar për vazhdimin e mbështetjes për Gjykatën Kushtetuese. Pasi i uroi suksese znj. Caka – Nimani në detyrën e Kryetares së Gjykatës, ambasadori Kosnett u zotua për vazhdimin e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për Gjykatën Kushtetuese dhe për institucionet e tjera në vend, me qëllim të forcimit të gjyqësisë së pavarur dhe sundimit të së drejtës në Republikën e Kosovës”, është thënë në njoftimin e Kushtetueses.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …