Gresa Jakup Krasniqi reagoi me një publikim, pas shkarkimit të Yllka Gecit nga pozita e sekretares së parë në Ambasadën e Kosovës në Holandë. Ajo ka falënderuar, Yllka Gecin për punën që ka bërë në mbështetjen e krerëve të UÇK-së në Hagë dhe familjarëve të tyre, duke shtuar se Yllka do u mungojë edhe çlirimtarëve që janë në paraburgim, në Hagë.
Komenti i plotë i Gresa Jakup Krasniqit:
Yllkë, ndërsa ti përkulesh para veprës se tetë ish-ushtarëve të UÇK-së, ne familjarët e tyre përkulemi para teje. Me nderimet më të thella e me bindje të plot e them se do të mungosh.
Faleminderit që u kujdese që këto vizita aq të dhimbshme, të na lehtësosh.
Faleminderit që në mbrëmjet e vona, në vend që të pushojë pranë familjes tënde, hape dyert për ne. Por, para se të hapesh dyert, e di se kishe hapur zëmrën shumë kohë më parë.
Faleminderit që bashkë me ne ke ndarë këto dy vite, do të doja të njiheshim në rrethana krejt të tjera, por jam e lumtur që ishe në kohën e duhur e në vendin e duhur.
Nuk do t’ju mungosh vetëm familjarëve, do t’ju mungosh çlirimtarëve në vizitat e shpeshta që ju bëje, do ti mungosh edhe korridoreve të ftohta të Gjykatës Speciale në seancat e së cilës nuk mungove asnjëherë.
Bashkë mirë u pafshim në Kosovën e lirë, e shpejt festofshim kthimin e çlirimtarëve.
Faleminderit Yllkë