leoni

Gresë J. Krasniqi:  Kaluan tre vite sikur në ferr. Nuk kisha besuar asnjëherë se parajsa ime do të ishte një dhomë e vogël, pas 12 dyersh të hekurta

Sot bëhen tri vite që u arestua padrejtësisht e mizorisht Zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi. Në këtë ditë e bija Gresa ka shkruar:  Kaluan tre vite sikur në ferr e se kisha besuar asnjëherë se parajsa ime do të ishte një dhomë e vogël dhe e zymt e fshehur pas 12 dyersh të hekurta.

Aty festuam ditëlindje, suksese, fejsa e martesa. Në po atë dhomë e more lajmin se do të bëhesh gjysh për herë të parë. Altini po bëhet baba!

Aty kemi qarë e kemi qeshur, na recitoje poezi e luajtem me karta.

Biseduam aq shumë për jetën tënde!

Çuditërisht edhe ajo piktura e varur në mur, duket aq e bukur në çdo vizitë që kalojmë bashkë.

Ne këto tre vite padrejtësi, nuk u mësuam me mungesën tënde por u bëmë të fortë.

Në këto tre vite padrejtësi, liria jone kishte vetem një emer: Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …