Gresë Krasniqi: Donika Gërvalla na ka ndaluar që përmes MPJ-së t’ua dërgojmë gjërat esenciale krerëve të UÇK-së në Hagë

Gresë Krasniqi: Donika Gërvalla na ka ndaluar që përmes MPJ-së t’ua dërgojmë pakot krerëve të UÇK-së në Hagë

Gresë Krasniqi, bija e Jakup Krasniqit ka akuzuar ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Shvarc, se ua ka ndaluar që përmes MPJD-së t’ua dërgojnë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë gjërat esenciale. Ajo përmes një postimi  ka shkruar se ministrja Gërvalla duhet t’ i lerë anash inatet personale. Pakot me gjëra esenciale deri tash i kem dërguar në dhomat e paraburgimit në Hagë, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Donika Shwarz, paska marrë vendim që ato pako të mos dërgohen përmes Ministrisë së saj. Ajo duhet me i lënë anash mëritë ose ministrinë që aq dobët e udhëheq ose të përgjigjet për veprimet e saj, ka shkruar Gresë Jakup  Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …