Gruaja Demokratike e PDK-së përshëndet shenjtërimin e Nënës Terezë në Vatikan si një vlerë kulmore që i bëhet një bije shqiptare, misionare e veprave të bamirësisë në shërbim të njerëzimit. Nëna Terezë ishte sinteza e vlerave më të mira të civilizimit shqiptar dhe me të drejtë u cilësua si nëna e shekullit, ka thënë kryetarja e Gruas Demokratike Justina Shiroka-Pula. “Akti i shenjtërimit por edhe koncerti i së shtunës nga artistët e mëdhenj shqiptarë në Bazilikën e Shën Palit në Vatikan, na bënë të ndjehemi krenarë që i takojmë kombit nga doli humanistja botërore Nëna Terezë, ka thënë Justina Shiroka-Pula.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …