Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi, realizoi takim pune me Ambasadorin e Rumanisë në Maqedoni, Viorel Stanila. Në takim, Grubi theksoi pritjet e veta që përparimi në zbatimin e reformave, por edhe largimi i tërësishëm i të gjitha pengesave politike, do të rezulton me marrje të pakushtëzuar të ftesës për në NATO në samitin e korrikut si dhe datës për fillim të negociatave oër anëtarësim në BE në samitin e fund qershorit. Në lidhje me marrëdhëniet me Greqinë, Grubi e përkrahu pa rezervë arritjen e zgjidhjes së qëndrueshme që po na i hap dyert drejt BE-së dhe NATOsë, por do të kontribuon në paqe, siguri, stabilitet, siguri, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie shoqërore. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për avansim të marrëdhënieve bilaterale dhe përforcim të bashkëpunimit ndërshtetëror. Ambasadori theksoi që integrimi i vendeve të Evropës Juglindore në BE dhe NATO do të jetë prioritet i kryesimit të Rumanisë me Këshillin e Bashkimit Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …