Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Artan Grubi, realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë, Karlo Romeo. Në takim, kryetari i Komisionit, z. Grubi, bisedoi me ambasadorin Romeo për ngjarjet aktuale, me ç’rast theksoi se në vend prioritet janë reformat e BE-së, të cilat janë të domosdoshme për mënjanimin e rekomandimit të kushtëzuar për dhënien e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, në Raportin Vjetor të radhës të Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë, në prill.
Kontrolloni gjithashtu
Daut Haradinaj: Retorika luftënxitëse e Serbisë kundër Kosovës, na rrit vullnetin për mbrojtjen e vendit, ashtu si gjithnjë
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se retorika luftënxitëse e Serbisë ndaj …