Koordinatori për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, në një konferencë për media ka thënë sot se, dje, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë, pa adresuar shkeljet kushtetuese. Ajo që ka ndodhur është skandaloze, sepse aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është zbatuar, është shpërfillur në tërësi nga Qeveria. Konkretisht, me nenin 17 Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë, Qeveria ka lënë në fuqi dispozitat që përcaktojnë se pozitat e nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues do të jenë me mandat 4-vjeçar, në kundërshtim me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila kishte përcaktuar se emërimet në këto pozita para hyrjes në fuqi të Ligjit bazë për Zyrtar Publik nuk i nënshtroheshin emërimit me mandat, por mbajnë vendet e tyre të punës sipas akt-emërimeve që kanë pasur, ka thënë mes tjerash Përparim Gruda.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …