Kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në një intervistë për të përditshmen kroate, “Vecernji List”, serish ka shpërthyer me akuza ndaj platformës së partive shqiptare dhe shtetit shqiptar. “Kam një vërtetim të qartë se platforma e shqiptarëve, e cila i bashkoi LSDM-në dhe partitë shqiptare, është bërë në Tiranë. Media shqiptare në fund të vitit të kaluar kanë raportuar se Tirana zyrtare përgatit një draft për partitë politike shqiptare në Maqedoni. Ky dokument, i cili u hartua nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sipas vlerësimeve të mediave në Shqipëri, i bashkon interesat e të gjithë shqiptarëve. Siç përmenda tashmë, qeveria e re në Shkup është me interes të veçantë të Tiranës e cila “mbron interesat e shqiptarëve në Maqedoni.” A ka diku në rajon apo më gjerë ndonjë rast të ngjashëm ku qeveritë e huaja përgatisin një platformë që do të jetë bazë për formimin e një qeverie të ardhshme në një vend tjetër? Pra, një qëndrim të tillë kanë vetëm në Shqipërinë fqinje, dhe partitë shqiptare në Maqedoni, gjë që për ne është e papranueshme”, është shprehur Gruevski.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …