Qeveria e Gruevskit ka ndarë shpërblime të majme për policët
maqedonas të cilët morën pjesë në aksionin që përgjaku Kumanovën, me 9 dhe 10
maj të këtij viti. Pavarësisht se ky aksion u krye në mes të një lagje të
banuar dendur, Qeveria e Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit ka shpërblyer rreth
900 policë që morën pjesë në luftime. Siç bëjnë me dije portalet maqedonase, bëhet
fjalë për një shpërblim në vlerë prej 10 mijë eurove që e kanë marrë cdo polic
nga ky numër i përgjithshëm prej 900 policëve. Të gjitha shpërblimet që janë
dhënë ruhen si dokument dhe “sekret shtetëror” në Ministrinë e Punëve të Brendshme
të Maqedonisë. Ky aksion terrorist i aparatit represiv të Gruevskit po shpërblehet
me paratë e taksapaguesve shqiptarë, pavarësisht se aktivistët e të drejtave të
njeriut qysh ditën e parë patën ngritur shqetësimin se në Lagjen e Trimave në
Kumanovë u bë krim ndaj popullatës civile. Epilog i këtij aksioni të përgjakshëm,
në të cilin u angazhuan mijëra e mijëra njësite policore e ushtarake, ishte
vrasja në rrethana të dyshimta e 10 luftëtarëve të UÇK-së, torturimi i dhjetëra
të plagosurve, dëme të jashtzakonshme materiale si dhe fushata mediale për
demonizimin e shqiptarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …