Opozita do ta thërras në interpelancë kryeministrin, Albin Kurti pasi qasja e tij ndaj dialogut nuk është serioze

Grupet parlamentare të PDK-së, AAK-së dhe Nismës dorëzojnë kërkesë për interpelancë për shkarkimin e ministrit Reka

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në bashkëpunim me grupet parlamentare të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, i kanë dorëzuar sot Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës mocionin për interpelancë për shkarkimin e ministrit të Integrimit Evropian, Blerim Reka. Kjo interpelancë është thirrur për shkak të deklaratës se ministrit, i cili në një prononcim të mëhershëm, derisa fliste për marrëveshjen finale të Republikës së Kosovës me Serbinë, ka propozuar që asaj t’i jepet korridori transit për dalje në detin Adriatik përmes Kosovës. “Grupet tona parlamentare konsiderojnë që deklarata e ministrit është antikushtetuese, prandaj në këtë interpelancë do të votohet një rezolutë përmes së cilës do të kërkohet shkarkimi i tij nga pozita e Ministrit për Integrimin Evropian”, ka njoftuar AAK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin

Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …