Takimi i LDK-së dhe Vetëvendojes do të zhvillohet në seli të kësaj të fundit, duke filluar në orën 15:00. Grupet punuese të këtyre partive politike sot i vazhdojnë takimet, ku do të diskutojnë politikat sociale dhe projektet infrastrukturore. Sipas burime brenda grupet punuese pothuajse janë në përfundim të punës së tyre dhe pastaj i mbetet kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, të dakordohen rreth propozimit të këtyre grupeve, si dhe t’i ndajnë përgjegjësitë qeverisëse. Përndryshe, pas takimit të grupeve punuesve në mes LDK-së dhe Vetëvendosjes i cili është mbajtur të hënën, Glauk Konjufca paralajmëroi se për 10 ditë do të përfundojnë negociatat për formimin e qeverisë së ardhshme.
