leoni

Grupet punuese të Vetëvendosje dhe LDK-së takohen sot në përpjekje për arritur marrëveshje për koalicion qeverisës

Vetëvendosja dhe LDK-ja takohen sot në përpjekje për arritur marrëveshje për koalicion qeverisës

Dy grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës sot do të vazhdojnë me një takim tjetër në përpjekje për arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës. Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti ka theksuar se në takimin e grupeve punuese me LDK-në, do të diskutohet për çështje ekonomike, teksa bëri të ditur se shumë shpejt pritet të diskutojë me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa. Kurti, i cili synon postin e kryeministrit, tha se ende nuk i kanë ndarë postet ministrore, pasi sipas tij fokusi fillimisht është të riorganizimi i tyre. Ndryshe, nga takimi i fundit, dy partitë kanë deklaruar se janë pajtuar që qeveria e tyre të mos ketë më shumë se 12 ministri. Takimi i parë LDK-VV pas zgjedhjeve ka ndodhur mes dy kandidatëve për kryeministër, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, e shoqëruar nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Kosova e ka humbur trenin për liberalizim në vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën e Gjeorgjinë

Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato

Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …