Grupet punuese të Vetëvendosjes dhe LDK-së takohen sot për të mbyllur çështjet që kanë mbetur të hapura

Grupet punuese të Vetëvendosjes dhe LDK-së takohen sot për të mbyllur çështjet e mbetura të hapura

Grupet punuese të Vetëvendosjes dhe LDK-së sot do të ulen sërish në tryezë për të mbyllur të gjitha çështjet të cilat kanë mbetur të hapura. Një ditë pas takimit të krerëve të partive Kurti-Mustafa, grupet punuese me profesionistë të fushave të caktuara do të ulen të dakordohen edhe për ato çështje për të cilat nuk ishte arritur të kishte një konsensus. Më herët ishte thënë se këto dy parti kishin rënë dakord për mbi 80% të çështjeve që ishin ngritur në tryezë. Pas takimit të ditës së djeshme, kandidati për kryeministër, Albin Kurti tha se do të ketë takime intensive edhe me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …