Grupi “Besa- Besë”, bëjnë homazhe në Prekaz: Nga këtu të fillojë bojkoti i produkteve serbe

Udhëheqësi i grupit “Besa Besë”, Burim Piraj,   i shoqëruar nga disa aktivistët të tjerë vullnetar të këtij grupi, kanë bërë sot homazhe në Kompleksin e varrezave të Familjes Jashari, në Prekaz të Skenderajt. Piraj pas homazheve iu është  drejtuar masës që mos të blejnë produkte serbe.

“Ne sot jemi këtu me kauzën “Mos blejë produkte serbe”. Nga këtu dëshirojmë t’u drejtohem qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjithë shqiptareve gjithë andej nëpër botë nga vendi ku komandanti legjendar e kapi pushkën kundër pushtuesit serb dhe e bëri atë që se kishte bërë askush më parë. Dua të bëjë një apel se ashtu siç bëri komandanti legjendar Adem Jashari nga ky vend të nisim dhe t’i bojkotojmë plotësisht prodhimet serbe”, ka thënë Piraj.

Ai apeloj që bojkoti i produkteve serbe të fillojë nga Prekazi. “Së pari Prekazi, Drenica, Kosova e Shqipëria dhe të gjithë shqiptarët kudo në botë. Me të vërtete as komandanti e as të rënët për liri, nuk e meritojnë atë që Ne po e bëjmë që po vazhdojmë të importojmë me miliona euro produkte nga Serbia. Është koha që ne ta bëjmë atë që s’kemi mundur ta bëjmë në luftë, pra ta bëjmë në liri tani atë që e bënë dhe u flijuan familja Jashari”, ka thënë Piraj.

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …