GGA në Klinë fillon implementimin e projektit për Barazi Gjinore

Në komunën e Klinës projekti  “Promovimi i Ligjit të ri për Barazinë Gjinore” pritet të realizohet në formë të fushatës informuese rreth të drejtave të cilat garantohen me ligj mes të dy gjinive. Projekti ka për qëllim informimin dhe vetëdijesimin e grave në zonat rurale dhe urbane mbi Ligjin për Barazi Gjinore, me promovimin, mbrojtjen dhe realizimin e te drejtave te njeriut në përgjithësi, dhe të femrave, në veçanti.

Anëtarët e këtij grupi Qamile Qitaku, Elvire Sejdiu, Shukrie Shala, Violeta Zefi, Marie Selmani, Afërdita Rukiqi-Gashi, Filloreta Berisha, Hasime Dautaj dhe Vlora Tafili do të realizojnë këtë projekt në partneritet me OJQ “Zana” dhe partnerët e tjerë si: Zyra për Barazi Gjinore, Zyrtarja për Informim, Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinis dhe Sportit,  dhe media.

Në kuadër të këtij projekti janë parapa gjithsej katër aktivitete, si :Takime informuese, Hartimi i materialeve informuese, Organizimi i dy radio debateve, Organizimi i një tryeze të rrumbullaket.

Udhëheqësja e GGA, Vlora Tafilin,  ka thënë se me këto aktivitete synojmë:  Të ulim diskriminimin gjinor. Të sigurojmë pjesëmarrje të plotë dhe të barabartë të meshkujve dhe femrave në të gjitha aspektet e jetës politike, sociale, kulturore, arsimore, ekonomike dhe fushat tjera, të ndihmojmë në përfaqësimin e barabartë të dy gjinive në çdo organ dhe nivel vendimmarrës në jetën politike dhe publike. Të kontribuojmë në Integrimin gjinor,  që është përfshirje e perspektivës gjinore në çdo fazë të procesit, të planifikimit, miratimit, zbatimit, përcjelljes dhe vlerësimit të legjislacionit, politikave ose programeve dhe buxheteve, në të gjitha sferat politike, ekonomike dhe shoqërore, duke pasur parasysh promovimin dhe avancimin e mundësive të barabarta mes meshkujve dhe femrave. Të parandalojmë  të gjitha aktet e dhunës që rezultojnë apo kanë të ngjarë të rezultojnë në dëmtim apo vuajtje fizike, seksuale, psikologjike, sociale apo ekonomike në baza gjinore, duke përfshirë kërcënime për akte të tilla, shtrëngim, apo heqje arbitrare të lirisë, qoftë kur kjo ndodh në jetën publike apo private.

Kontrolloni gjithashtu

Mbahet diskutimi publik me qytetarët e Vitisë për planifikimin e buxhetit 2025-2027

Kuvendi Komunal i Vitisë dhe Komiteti për Politikë dhe Financa, kanë organizuar sot një diskutim …