Në kuadër të Ditëve të Diasporës, që po organizohen nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, grupi i arbëreshëve që po qëndron për një vizitë në Kosovës sot do ta vizitojë katedralen “Nënë Tereza”, Bashkësinë Islame, më pas do të bëjë homazhe te varri i Ibrahim Rugovës si dhe vizitë te Kompleksi Memorial, “Adem Jashari” në Prekaz.
Agjenda e vizitave:
10:00 – 11:00 – Vizitë në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.
11:30 – 12:30 – Vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës.
13:00 – 14:00 – Dreka.
15:00 – Takim me Kryetarin e Komunës së Skenderajt dhe vizitë në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
18:00 – Vizitë te varri i Ibrahim Rugovës.
20:00 – Darka dhe ndarja e dhuratave protokollare për arbëreshët.