Grupi i asamblistëve të Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka njoftuar se nuk do të marrin pjesë në seancën e radhës të Kuvendit Komunal, e cila do të mbahet sot. Në arsyetim thuhet se për ne, është e kontestueshme zgjedhja e kryesuesit të ri, andaj kontestojmë edhe ftesën për këtë seancë që vjen nga një autoritet për legjitimitetin e të cilit do të vendosin organet e drejtësisë. Duke ditur faktin se tashmë në Gjykatën Themelore në Prishtinë është iniciuar një konflikt administrativ në mes të Ministria së Administratës Publike dhe Komunës së Prishtinës, vlerësojmë se thirrja dhe organizimi i kësaj mbledhje në këtë kohë është i panevojshëm dhe tendencioz. Në një situatë të tillë, me paqartësi juridike, të gjitha vendimet eventuale që merren në këto seanca të parregullta do të jenë objekt i trajtimit të serishëm nga Kuvendi Komunal. Ndërkohë, të gjitha pasojat juridike që prodhojnë vendimet e tilla do të jenë bazë e mjaftueshme për ndjekje e kallëzime penale”, ka njoftuar Vetëvendosje.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …