Grupi i fëmijëve ‘Respect Our Rights’ mbajti kampin ekologjik, ‘Mendo për një tokë më të mirë për fëmijët’

Grupi i fëmijëve ‘Respect Our Rights’ mbajti kampin ekologjik, ‘Mendo për një tokë më të mirë për fëmijët’

Grupi i fëmijëve ‘Respect Our Rights’ (ROR) me mbështetje të organizatave jo-qeveritare Save the Children në Kosovë dhe Syri i Vizionit me financim nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar- SIDA, e organizon sot, në orën 10:00 mbajti  kampin ekologjik ‘Mendo për një tokë më të mirë për fëmijët’. Ky kamp ka për qëllim që të iu ofroj mundësi vendimmarrësve për të dëgjuar idetë, vizionet dhe shqetësimet e fëmijëve sa i përket mjedisit ku ata jetojnë

  Gjatë muajit qershor, Grupi ROR ka mbajtur sesionet virtuale “Mendo për Tokën” në të cilat kanë marrë pjesë dhjetëra fëmijë nga të gjitha komunat e Kosovës. Nga këto sesione kanë rezultuar shqetësime, konkluzione dhe rekomandime të cilat do të adresohen gjate kampit tek institucionet relevante përfshirë edhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Temat të cilat do të shtjellohen gjatë kësaj dite nga grupet e fëmijëve janë: Riciklimi, energjia e ripërtëritshme, edukimi mjedisor në shkolla, si dhe ndotja e ujit dhe ajrit në Kosovë.

Po ashtu, fëmijët do të kenë mundësinë të mësojnë dhe shkëmbejnë përvoja të shumta për promovimin e të drejtave të fëmijës ashtu siç përcaktohet në Konventën për të Drejta të Fëmijës. Pjesëmarrës në këtë kamp do të jenë z. Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MPHI), z. Sejnur Veshall, Zv. Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS), znj. Arineta Mula, Alpiniste si dhe përfaqësuesit e fëmijëve nga grupi i fëmijëve ‘Respect Our Rights’ dhe përfaqësues organizatat Save the Children dhe Syri i Vizionit. Save the Children në Kosovë ka prani në Kosovë prej vitit 1997, dhe punon për të siguruar të drejtat për të gjithë fëmijët në Kosovë përmes misionit të saj.

Ne mbështesim grupet e fëmijëve në nivel lokal dhe qendror duke i ngritur kapacitetet e tyre për të monitoruar Konventen për të Drejta të Fëmijës duke avokuar së bashku me fëmijët për një financim më të mirë të shërbimeve dhe respektim të të drejtave të tyre, nder to edhe të drejtën për të jetuar në një ambient të pastër.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …