Grupi i Grave Lipjan, përmes një ftese publike, kërkon mbështetje financiare nga Komuna e Lipjanit për realizimin e një dokumentari kushtuar martires, Afërdita Shaqë Qeriqi, e cila është martirja e parë dhe e vetmja e fshatit Krojmir, e cila gjatë kohës së luftës së UÇK-së u martirizua nga regjimi vrastar serb, më 25 korrik të vitit 1998. Dokumentari do të ndriçojë jetën e Afërdita Shaqë Qeriqit dhe do të jetë një shprehje falënderimi për të nderuar kujtimin për të dhe për të ndarë me publikun historinë e saj të jashtëzakonshme. Ne besojmë se një projekt i këtillë do të kontribuojë në kultivimin e ndërgjegjësimit dhe ndërtimin e një pasuri kulturore të përhershme. Jemi të bindur se mbështetja juaj financiare do të jetë një kontribut i rëndësishëm në realizimin e këtij projekti dhe do të na mundësojë të transmetojmë me dinjitet trashëgiminë e Afërdita Shaqë Qeriqit. Faleminderit për vëmendjen dhe mbështetjen tuaj në këtë çështje të rëndësishme, thuhet në fund të kërkesës publike të Grupit të Grave të Lipjanit.
