Një grup i veprimtarëve të pavarur dhe apartiakë nga trojet shqiptare dhe diaspora kanë dërguar një letër të hapur udhëheqësve shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, duke kërkuar veprime të koordinuara për t’u përgjigjur sfidave të reja politike dhe ekonomike që po e prekin rajonin. Letra është nënshkruar nga 15 veprimtarë shqiptarë, përfshirë individë nga fusha të ndryshme si avokatura, arsimi, historia, shkenca, dhe ekonomia, që jetojnë në SHBA, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Shqipëri, Britani të Madhe, dhe Zvicër. Në letër, ata propozojnë krijimin e një platforme të përbashkët kombëtare, ku përfaqësuesit legjitimë nga të gjitha viset shqiptare duhet të identifikojnë interesat dhe prioritetet strategjike. Grupi thekson se kjo do të mundësojë përfaqësimin e interesave shqiptare në rendin e ri global dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal për t’u përgjigjur sfidave të përbashkëta.
Kontrolloni gjithashtu
Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia
Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …