Grupi Lokal i Veprimit “Llapusha” në Malishevë realizoi projektin “Edukimi është preventiva më e mirë”

Grupi Lokal i Veprimit (GVL) “Llapusha” në Malishevë, ka realizuar me sukses projektin e vetëdijesimi për mbrojtje nga fatkeqësitë dhe zjarret “Edukimi është preventiva më e mirë”, ku kanë mbajtur ligjërata vetëdijesuese në shkolla të Komunës së Malishevës. Në kuadër të këtyre ligjëratave, GVL sot e ka mbajtur një ligjëratë të tillë në Shkollën e Mesme të Ulët “17 Shkurti” në Banjë. Bashkë me GVL dhe ligjëruesit profesional të kësaj fushe, në këto ligjërata morën pjesë edhe drejtori i Drejtorisë  për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shqipron Shala dhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Fitim Shala, si dhe drejtori i shkollës, Izahir Begaj, të cilët edhe kanë folur për rëndësinë e këtij projekti me karakter vetëdijesuese. Menaxheri i këtij projekti, Halit Mazreku, në emër të GVL “Llapusha”, e ka falënderuar komunën për mbështetje në realizimin e këtij projekti me rëndësi për vetëdijesimin e të rinjve për tu mbrojtur nga zjarret dhe fatkeqësitë tjera natyrore. “Qëllimi i këtyre ligjëratave, është që nxënësit të marrin njohuritë elementare mbi fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë  tjera, si të veprojnë në raste të tilla, si dhe janë pajisur me fletëpalosje, postera dhe planin familjar për rastet e fatkeqësive”, ka sqaruar Mazreku.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …