Grupi Lokal i Veprimit ”Gjeravica”, në Deçan ka realizuar vizitë studimore në Republikën e Shqipërisë

Grupi Lokal i Veprimit ”Gjeravica”, në Deçan ka realizuar vizitë studimore në Republikën e  Shqipërisë, në këto qytete: Elbasan, Librazhd, Korçë dhe Pogradec. Qëllimi i vizitës ishte realizimi i aktiviteteve në kuadër të projektit: PËRVETËSIMI I AFTËSIVE DHE NXITJA/ANIMIMI I BANORËVE TË TERRITORIT TË GLV-së.  Projekti është financuar  nga Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural-Prishtinë. Masa 303 nën masa 303.1. Vizita studimore u realizua nga data 23 deri më 26- 09-2017 në qytetet e lartpërmendura. Grupi Lokal i Veprimit “Gjeravica” në Deçan, aktivitetet e planifikuara te projektit: Përvetësimi i aftësive dhe nxitja/animimi i banorëve të territorit të GLV-së, do të përqendrohet tek aktivitetet e pranueshme  si më poshtë:

– Tërheqja e interesimit, organizimi i publicitetit dhe materialet e ngjarjet promovuese për anëtarët e GLV-së dhe banorët e zonës;

  1. a) Materialit promovuese

  2. b) Trajnime dhe punëtori

  3. c) Vizitë studimore

  4. d) Ekspozitë (panair)

Në qytetin e Librazhdit Grupi Lokal i veprimit “Gjeravica” ishte pjesëmarrës në panairin e mjaltit të organizuar nga fermerët e zonës dhe “World Vision”. Në qytetin e Korçës u realizua vizita në fermën e bletëve “Morava” të Gëzim Skerma, i cili na njoftoi për veprimtarinë  e tij që biznesi i tij është mbi njëzet vjeçar, ku ka arritur  që mjaltin nga malet e Moravës, i cili ka marr emrin sipas maleve Morave të Korçës. Parku bletar i tij fillon që nga rritja e bletëve, grumbullimi i mjaltit, testimi i tij dhe paketimi. Është një zinxhir i pandërprerë nga kultivimi deri të paketimi dhe tregtimi i mjaltit me sasi nga 15 gram-10 kg. Kjo fermë e bletëve  bënë grumbullimin e mjaltit në gjithë zonë e jugut, e njëjta përveç që mbulon tregun vendor po ashtu ka arritur të  eksportoj mjaltin Morava edhe në tregun Evropian dhe USA. Kjo vizitë për pjesëmarrësit pati ndikim pozitivë në shkëmbim të përvojave në fushën e bletarisë, dhe për te ardhmen kjo përvojë të zbatohet edhe tek fermat tona në Deçan. Në Bashkinë e Pogradecit GLV ,,Gjeravica” u prit nga kryetari i baskisë Eduart Kapri, i cili njoftoi  për punën e baskisë, funksionalizimin e saj, menaxhimin e projekteve si dhe rolin e shoqërisë civile, OJQ-ve në bashkëpunimin publiko –privat dhe roli i tyre në realizimin e projekteve të financuar nga Bashkia, qeveria dhe donatorët e tjerë për interes të të mirave  publikë. Anëtarët e bordit të GLV-së ,,Gjeravica” u njohën për se afërmi me te arriturat dhe shkëmbyen  përvojat  për ngritje të aftësive rreth menaxhimit të resurseve humane dhe  standardizimin e cilësisë së prodhimeve bujqësore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …