Grupi i parë i talenteve të Kosovës së shpejti në Puskás Akadémia në Hungari

Në kuadër të vizitës zyrtare në Hungari, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i shoqëruar nga Gabor Deregan, udhëheqës i Divizionit të Sportit dhe Istvan Szalai, drejtor për Marrëdhënie Qeveritare dhe Projekte Strategjike në Odën Ekonomike të Hungarisë, ka vizituar Gruupama Arena, që është Stadiumi Nacional i Hungarisë, dhe ka zhvilluar një takim pune me menaxhmentin e këtij stadiumi, me ç’rast u njoftua për së afërmi me kapacitetet e stadiumit, me mënyrën e menaxhimit të tij, dhe me mundësitë që ka krijuar ai për zhvillimin e futbollit hungarez.

Po ashtu, ministri Shala ka vizituar Puskás Akadémia në Pancho Arena, një qendër profesionale e futbollit, ku është pritur nga Mihaly Takacs, Drejtor i Përgjithshëm i Puskás Akadémia. Në këtë takim u bisedua për një varg mundësish për bashkëpunimin ndërmjet futbollit të Kosovës dhe atij të Hungarisë. Dhe si rezultat i gatishmërisë hungareze për bashkëpunim konkret në këtë fushë, pritet që së shpejti grupi i parë i talenteve të Kosovës të dërgohen në këtë akademi të futbollit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …