GRUPI PARLAMENTAR I ALEANCËS PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS VIZITUAN KOMUNËN E JUNIKUT

Komunën e Junikut e vizituan Anëtar të Grupit Parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për të parë nga afër dhe njoftuar me gjendjen në Komunën e Junikut në këtë kohë Pandemie. Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi, mirëpriti anëtarët e Grupit Parlamentar, duke i njoftuar me gjendjen, masat e marra dhe sfidat gjatë kësaj periudhe sfiduese për tërë njerëzimin nga Pandemia COVID-19. Marrë parasysh që kjo gjendje e shkaktuar nga Virusi COVID-19 nuk është e lehtë, përkundrazi ka sfiduar dhe vendet më të zhvilluara e me kapacitete më të mëdha, kryetari Kuçi potencoj se as për komunën e Junikut nuk mund të jetë ndryshe si tashmë gjatë periudhës së preventivës e luftimit me Virusin COVID-19, por kjo sfidë do të vazhdoj edhe më tutje në rimëkëmbjen dhe vitalizimin e jetës, marrë parasysh se kjo periudhë karantinimi ka prekur direkt Objektivat Strategjike për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik. Kryetari Kuçi njoftoj që masat e marra, monitorimi i vazhdueshëm i gjendjes dhe disciplina qytetare kanë ndihmuar që fatmirësisht Komuna e Junikut akoma të mos ketë asnjë rast të infektuar me Virusin COVID-19, e që shpresojmë që kështu do vazhdojë tutje duke u angazhuar në respektim të masave mbrojtëse dhe fal bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të mirë me qytetarë. Komuna e Junikut vazhdon apelimin për respektim të masave mbrojtëse të rekomanduara nga IKSHPK dhe OBSH.

Kujdesuni për vetën dhe të tjerët! Ka thënë kryetari Kuçi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …