Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje mban sot në orën 14:00 mbledhje për të diskutuar rreth përgatitjeve për seancën konstituive që do të mbahet të enjten si dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit në vend. Ndryshe, ende nuk ka një marrëveshje zyrtare ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së për bashkëqeverisje.
