Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka debatuar lidhur me tensionet që po i shkakton opozita. Kryetari i Partisë dhe kryeministër i Shqipërisë, rEdi Rama ka dhënë porositë e tij për deputetët socialistë, ku kërkoi që të vazhdohej të respektohej regullorja e Kuvendit. Sot, pavarësisht vendimit për t’i përjashtuar për 10 ditë nga seancat parlamentare, 23 deputetët e opozitës do të marrin pjesë në seancën që pritet të mbahet në orët e mbrëmjes. Në një mesazh dërguar kolegëve të grupit parlamentar, Gazment Bardhi u kërkon të mblidhen së bashku për të shkuar në Kuvend. Pavarësisht vendimit të përjashtimit arbitrar, i cili parashikon përjashtimin tonë për 11 ditë, ne duhet të jemi të gjithë në seancë. Për këtë qëllim, mblidhemi të gjithë bashkë në orën 16:30 për të shkuar në grup në seancë. Mes të përjashtuarve janë Sali Berisha, Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Ina Zhupa, Bujar Leskaj. Edmond Spaho, Sajmir Korreshi, Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Helidon Bushati. Berisha ka deklaruar se Parlamentin nuk do e braktisin dhe do të jenë në seancën e sotme pavarësisht se ai dhe 22 deputetë të tjerë u përjashtuan nga Komisioni i Etikës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …