Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është dënuar me një vit burg, për akuzën kallëzim i rremë

Grupi parlamentar i PD-së i kërkon Salianjit që të mos dorëzohet dhe të mos  zbatojë vendimin politik të Edi Ramës

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i ka propozuar deputetëve që të ngujohen në seli 24 orë pa ndërprerje dhe pa afat. Mos pranimin e padrejtësisë, grupi parlamentar ti kërkojë Ervin Salianjit të mos ekzekutojë vendimin politik të Edi Ramës. Grupi Parlamentar të ngujohet 24 orë pa ndërprerje, pa afat, në selinë e Partisë Demokratike. Ervin Salianji ka deklaruar se do të dorëzohet vetë në polici. Në një konferencë me gazetarët, Salianji e quajti dënimin e tij politik, ndërsa u shpreh se është një goditje nën brez për të kënaqur epshet e grupeve kriminale. Kjo është një goditje nën brez për të kënaqur epshet nën brez të grupeve kriminale. Por unë e di që kjo është mënyra më e mirë për ti thënë demokratëve dhe miqve që njeriu vlen nëse nuk përkulet, nëse kundërshtarin e përballon me cdo mjet. Sic e kam treguar në çdo përballje elektoral.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …