Grupi Parlamentar i PDK-së nuk merr pjesë në seancën e mbajtur për fjalimin vjetor të kryetares, Vjosa Osmani

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, nuk do të jetë pjesë e seancës së organizuar për fjalimin vjetor të kryetares Vjosa Osmani, sepse konsideron se është tërësisht farsë dhe pa asnjë përmbajtje. Grupi Parlamentar i PDK-së konsideron se organizimi i sotëm i fjalimit vjetor të Osmanit para deputetëve të Kuvendit, është një tjetër spektakël i pushtetit, që përmes rregullave formale të raportimit para Kuvendit, të mbulojë dështimin e mos-punës së saj  “Gjuha jo unifikuese, tejet polarizuese dhe përçarëse e saj  apo heshtja kur e ka obligim të jetë në shërbim të çdo qytetari nga frika se mos nuk është në pajtim me partnerin e saj politik, janë shembuj tipik të një personi që nuk është kredibil ta ushtrojë detyrën shtetërore që aktualisht e gëzon”, thuhet në njoftimin për media. Shembujt për këtë janë të shumtë, përfshirë edhe ato të ndërhyrjeve në punësime të familjarëve, shkarkimeve politike dhe mos-mbështetjes së punonjësve në sektorin e arsimit, atë të shëndetësisë dhe shërbyesve civilë”, thuhet në deklarimin e PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …