Vetëvendosje

Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes ka pesë deputetë më pak në legjislaturën pas zgjedhjeve të 14 shkurtit të vitit 2021

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje i ka pesë  disa deputetë më p;ak, derisa legjislatura e dalë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit po shkon drejt përfundimit të mandatit. Eman Rrahmani dhe Visar Korenica janë dy deputetët e rinj që kanë vendosur ta braktisin Lëvizjen Vetëvendosje, pas Doarsa Kica Xhelilit që ka kaluar në LDK, Haki Abazit dhe Fatmir Humollit që kanë vazhduar rrugëtimin e tyre në Kuvend pa grup parlamentar. Edhe Vasfije Krasniqit që i është dashur të braktis pozitën e deputetes për arsye shëndetësore dhe që është zëvendësuar nga bashkëpartiaku i saj, Nasuf Bejta. Vetëvendosje nga 59 deputetë sa kishte marrë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, pas largimeve që kanë ndodhur më herët dhe dy të bëra publike sot, numëron gjithsejtë 54 deputetë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …