The Telegraph: Gjyqtarët për krimet e luftës të Gjykatës Speciale duhet të largohen nga detyra për “shpërdorim të autoritetit”

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës priti në takim emisarët e lartë të Berlinit dhe Parisit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.  Avdullah Hoti së bashku me deputetët:  Armend Zemaj dhe Lumir Abdixhiku  pritën sot në takim delegacionin e përbërë nga i dërguari i posaçëm për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë Gjermane të Punëve të Jashtme, Christian Hellbach dhe Shefin i Departamentit të Ballkanit Perëndimor të Ministrisë Franceze të Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Thomas Bertin si dhe dy ambasadorët të Gjermanisë dhe Francës z. Christian Heldt dhe z. Didier Chambert. Në këtë takime u diskutua për situatën politike në Kosovë, me theks të veçantë, për iniciativën për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të specializuar. Të dy emisarët shprehën brengosjen e thellë të Berlinit dhe Parisit për këtë mundësi.

Me këtë rast z. Hoti cilësoi se tendenca për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të specializuar dëmton subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe rrugën e saj drejt strukturave euro- atlantike. Më pas ai i siguroi emisarët se Lidhja Demokratike e Kosovës e sheh jetike për vendin ruajtjen e raporteve dhe të miqësisë me Gjermanin e Francën dhe vendet e tjera të BE –së,  SHBA-të, NATO-n dhe vendet e tjera mike. Rrjedhimisht,  Lidhja Demokratike e Kosovës në asnjë rast nuk do të jetë pjesë e veprimeve të pamatura dhe nuk do të lejojë që fati i qytetarëve dhe i vendit tonë të futet në rrugë të paqarta.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …